Vrasja e Donjeta Pajazitaj, arrestohet kryeplaku i fshatit Strellc

Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë kryeplakun e fshatit Strellc, Haki Pajazitajn, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.

Advertisement

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai është arrestuar pasi gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj, ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari po mbahet në ndalim policor .

“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Ă‹shtĂ« arrestuar njĂ« i dyshuar mashkull kosovar pasi i njĂ«jti gjatĂ« deklarimit tĂ« tij nĂ« gjykatĂ« si dĂ«shmitar lidhur me njĂ« rast vrasje ka rĂ«nĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me deklaratĂ«n paraprake. Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit i dyshuari mbahet nĂ« ndalim policor”, ka njoftuar Policia.

Naser Pajazitaj akuzohet se në mënyrë dinake e kishte vrarë Donjeta Pajazitajn, e cila ditën kritike ishte duke shkuar në punë

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *