Selami: Gjashtë persona kanë tentuar nga Maqedonia të regjistrohen si dijasporë

Gjatë ditës së djeshme, kur filloi procesi i regjistrimit të diasporës, u vërejtën 6 përpjekje për regjistrim me IP adresa nga Maqedonia, tha zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë të Statistikave, Ilmi Selami, duke shtuar se ato menjëherë u hoqën nga sistemi.

-Ndoshta ka pasur një përpjekje për të hyrë në sistem nga Maqedonia, por jo më shumë se 6. Kjo do të thotë se nga këto 6 përpjekje, gjoja, katër kanë qenë të suksesshme, por ne i kemi fshirë ato nga sistemi dhe këto 6 nuk merren parasysh në këtë numër që thashë për 11,149. Është më se e qartë dhe nuk ka nevojë të hutohet publiku. “Unë e kuptoj që opozita është e interesuar në arritjen e pikave politike, por nuk e kuptoj se si ata duan të arrijnë pikat politike përmes një procesi të tillë siç është regjistrimi,” i tha Selami për Alsat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *