
Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.
Advertisement
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës pas mbledhjes së kryesisë, ku edhe është vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër.
Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, sepse aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dënuar me burg.
Advertisement