
Ka përfunduar numërimi i 41 mijë e 264 votave të dërguara me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
Advertisement
Partia që ka marrë më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje, gjithsej 31 mijë e 807.
Pas VV-së radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 773 vota, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës me 3 mijë e 383 vota dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 998 vota. /Insajderi.org

Advertisement