Protesta për “Monstrën” – 12 arrestime dhe 2 kallëzime penale ndaj protestuesve

12 arrestime dhe 2 kallëzime penale është bilanci i fundit i aktiviteteve që i ka ndërmarrë Prokuroria Themelore Publike ndaj protestuesve për rastin “Monstra”.

“Në lidhje me protestën që u mbajt të premten, 26.02.2021 është parashtruar kallëzim penal kundër 2 personave – Sh.B.(22) dhe B.D.(19) në bazë të nenit 385 – për pjesëmarrje në turmë për kryerjen e veprës penale. Gjithashtu, nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësiti për krim nga Prokuroria Publike janë dorëzuar edhe dy njoftime për tre persona shtesë të identifikuar dhe atë: A.S.(23), B.K.(20) dhe F.I.(20) të cilët gjithashtu janë denoncuar në bazë të nenit të lartshënuar”, njoftojnë nga Prokuroria.

“Deri tani janë arrestuar 12 persona, kurse ndërmerren edhe masa shtesë për zbardhjen e rastit”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *