Shtrenjtohen cigaret për 5 dhe 10 denarë, ja cilat lloje

Një pjesë e llojeve të cigareve janë shtrenjtuar prej 5 deri në 10 denarë. Kështu cigaret “Zhade” dhe “Laki Strajk” nga 95 denarë për paketë, tani shiten për 100 denarë, kurse çmimi i cigareve “Rothmans” u rrit nga 100 në 110 denarë.

Distributorët thonë se rritja e çmimit në tregun vendas është për shkak të shtrenjtimit nga ana e prodhuesve, transmeton gazeta Lajm.

“Cigaret me të cilat ne punojmë u shtrenjtuan për 5 denarë si rezultat i rritjes së çmimit nga ana e furnizuesve dhe kjo rritje nuk ka të bëjë me rritjen e akcizës”, thonë nga Euroatabak.

Shtrenjtimi i radhës, për shkak të rritjes së akcizës, pritet në muajin korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *