
Drejtori Etemi jep lajmin e madh: Laboratori i Spitalit të Tetovës njihet ndërkombtarisht
Advertisement
Sot Laboratori i Spitalit Klinik të Tetovës u pajis me certifikatën për akreditim të pranuar nga të gjitha shtetet Evropiane, si dhe rradhitet e dyta pas Klinikës së Shkupit, ku nga sot e tutje analizat e kryera nga ky laboratorë do të njihen nga të gjitha shtetet e Evropës.
Një falemnderim i veçantë për të gjithë ata të cilët dhanë kontribut deri në realizimin e këtij qëllimi.
Kujdesi për jetën e qytetarëve është obligim për ne.- shkroi Drejtori organizativ Artan Etemi në profilin e tijë në Facebook

Advertisement