Replika legjendare e Skëndërbeut ndaj princit të Tarentes – Ti nuk je më pak turk se turqit vetë…

Me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës, vlen të kujtohet kjo replik e mprehtë e Gjergj Kastriotit.

Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio):

«Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët; kij kujdes! Ne i krahasojmë shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të besdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd.»

Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti:

«Ti nuk je më pak turk sesa turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata; ne jemi trashëgimtarë të epirotëve, që u dhanë për armik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë.»

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *