
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit, shkruna Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.
“Ndaj dhembjen me familjen Jashari nga Kumanova, dhe jam tejet e pikĂ«lluar qĂ« Murati pĂ«r katĂ«r vite qĂ«ndroi nĂ« paraburgim pa pasur mundĂ«si tĂ« ishte me familjen e tij”, ka shkruar ndĂ«r tĂ« tjera ajo.
Kujtojmë se Murat Jashari nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.
Aktvendimi ndaj Murat Jasharit ishte shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.
