Vdes prokurori që po hetonte aferën e 2.1 milionë eurove – Enver Krasniqi

Ka vdekur sot Enver Krasniqi, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokurori Krasniqi ka vdekur para rreth një ore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale.

Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.

Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *