Arrestohet Fero, u kap në një pikë kufitare në Kosovë

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero është arrestuar një natë më parë nga Policia e Kosovës. Ai është kapur në një nga pikat kufitare në Kosovë, pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria. Lajmin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bërë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha ai.

Këngëtari akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në një lagje të Gjilanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor dhe nuk pati asnjë të lënduar. Ai u shpall në kërkim, por gjatë gjithë kësaj kohe nuk u pa aktiv as në rrjetet sociale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *