Polica tregon se ku e arrestoi Feron dhe për çfarë arsye

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për dy  vepra penale.

“Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës”, është shprehur Hashani.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *