Pishina në Tetovë as këtë gjysmëvjetor në dispozicion të nxënësve, pritet të lëshohet në përdorim në shtator

Pishina në Tetovë e cila planifikohej të ishte gati për nxënësit e shkollave fillore shtatorin e kaluar, nuk do të jetë në funksion as gjysmëvjetorin i cili fillon javën e ardhshme. Pishina, sipas Komunës së Tetovës pritet të jetë gati për nxënësit shtatorin e ardhshëm, shkruan Portalb.mk.

Pishina e cila është e dedikuar për nxënësit e shkollave fillore ta shfrytëzojnë nxënësit e shkollave fillore për të marrë mësimet për not, Komuna e Tetovës e pranoi muajin korrik të vitit 2022 nga Agjencia për Rini dhe Sport (ARS).

“Ne do punojmë që nga shtatori (nxënësit) ta shfrytëzojnë”, deklaroi Bilall Kasami me 5 korrik 2022.

Por, sot gjashtë muaj më vonë, pishina nuk është lëshuar në përdorim.

Sipas Komunës, pishina planifikohet të lëshohet në përdorim vitin e ardhshëm shkollor.

“Në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport jemi në bashkërendim për vendosjen e pajisjeve fotovoltaike te pishina dhe e cila do jetë funksionale dhe në shfrytëzim nga ana e nxënësve që nga shtatori”, tha Nazmi Dauti nga Sektori për veprimtari publike.

Pishina filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2020 ndërsa duhej të ishte gati për 18 muaj, por në këtë drejtim pati vonesa. E njëjta iu dorëzua Komunës së Tetovës me 5 korrik 2022.

Nga 14 pishina në vend për shkollat, Tetova ishte qyteti i parë në të cilin përfundoi pishina. Ndërkaq ka pasur vonesa në disa procedura për shkak të krizës me Covid-19.

Objekti ka dimensione 20×30 m me një sipërfaqe prej 600 m2 e cila përmban: Aneks me dhomat e zhveshjes për djem dhe vajza, tualete dhe dushe. Dhomë makinerie në të cilën ndodhen pajisjet hidro- termale të makinerisë. Shtrati i pishinës është me gjatësi 25 m, gjerësi 9 m dhe thellësi nga 0.80 m në 1.20 m. Ndërsa shtrati i pishinës është bërë me teknologjinë e çelikut inox të petëzuar me membranë të fortë PVC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *