Këta janë 19 deputetët e PDK’së

Partia Demokratike e Kosovës, pritet që t’i ketë në Kuvendin e ri, 19 ulëse, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka siguruar një listë me emrat e deputetëve të rinj të PDK-së, ani pse kjo listë ende nuk është përfundimtare.

Tre më të votuarit nga Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit, janë Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Bedri Hamza.
Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Mërgim Lushtaku, Memli Krasniqi, Elmi Recica, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri, Fadil Nura, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ariana Shoshi Musliu, Adelina Granica, Floretë Zejnullahu, pritet të jenë deputetë nga PDK.

Mirëpo, kjo listë mund të ndryshojë pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Shpallja e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ, pritet të bëhet sot, duke filluar nga ora 11:00.

KQZ përmes një konference për medie, do t’i bëjë të ditur zyrtarisht votat e secilit subjekt politik.

Në anën tjetër, gjatë ditës janë bërë të ditur edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këta janë 15 deputetët: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *