Krahasimi me zgjedhjet e 2019-ës, votat që fituan të gjitha partitë

Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar krahasimin e votave nga zgjedhjet e vitit 2019-të me vitin 2021.

I njëjti ka publikuar krahasimet për mandatet e fituara nga subjektet politike kryesore në dy palë zgjedhjet.

Siç shihet edhe në grafikone, LVV-ja është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje në zgjedhje.

“Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti.

Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA)”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *