Në Tetovë arrestohen tre dilerë droge dhe konfiskohen mbi 2000 copë pirotehnikë

Sot, në stacionin pagesor në Zhelinë, policia ndaloi një automjet “Mercedes” me targa zvicerane, në të cilin ndodheshin H.I. (31) dhe S.B. (31) nga fshati Gradec dhe A.SH. (32) nga Gostivari, ku gjatë kontrollit u gjetën pako me kokainë.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, personat janë ndaluar në SPB Tetovë dhe deri te Prokuroria Publike kompetente në Tetovë do të dorëzohet padi penale adekuate.

Njëkohësisht, Ministria e Brendshme informon se në sheshin e qytetit të Tetovës kanë arrestuar L.A. (23) nga fshati Sellcë, Tetovë, ku i janë gjetur 1759 copë piroteknikë, dhe S.A. nga Tetova, nga i cila janë konfiskuar 314 copë piroteknikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *