Rënie e thellë e Haki Abazit, futet për pak në kuvend

Haki Abazi, i cili ishte zëvendës i Albin Kurtit në Qeveri, ka dal i fundit në listën e 58 kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Abazi i ka marrë 7 mijë e 627 vota. Rreth tetë mijë vota më pak sesa në zgjedhjet e parafundit parlamentare, të mbajtura më 2019.

Abazi ishte anëtarësuar në LVV pak para zgjedhjeve të 2019-s, duke u pritur si një nga prurjet më të rëndësishme.

Pas fitores së atyre zgjedhjeve dhe zyrtarizimit të koalicionit me LDK-në, Abazit iu dha pozita e zëvendëskryeministrit, raporton Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *