Vrasja e Nusret Cenës, flet Kryeprokurori i Ferizajit

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për vrasjen e Nusret Cena, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi, pa dhënë detaje të tjera për rastin.

Policia ka njoftuar se vrasja e Nustret Cenës ka ndodh në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjet.

Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *