Bashkësia Lokale e fshatit Sellcë ua thotë në sy realitetin funksionarëve të BDI-së: 22 vjet me radhë ju dhamë gjithçka, ju na latë në mjerim!

Në vazhdën e takimeve me qytetarë, Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së sonte kanë qëndruar në Sellcë të Tetovës, dikur bastion i kësaj partie. Në emër të Bashkësisë Lokale të këtij fshati është lexuar një letër në formë ultimatum, që tregon se kjo parti tashmë është në ditët më të zeza të saj, transmeton Tetova News!


Letra e plotë:

Mirëmbrëma dhe mirë se na keni ardhur!
Jemi të nderuar me vizitëen tuaj!

Sot e 22 vite fshati jonë ju pret e ju percjell me të njëjtat

kërkesa, të cilat janë elementare për jetesë

Nga ky fshat, para 22 viteve, ju krkuat bukë, ne ju dhamë

Nga ky fshat ju kërkuat t`I kapim armët, ne I kapëm

Nga ky fshat ju kërkuat të tërhiqemi, ne u tërhoqëm!

Nga ky fshat, 22 vjet ju kërkuat përkrahje politike, ne ju dhamë!

Kërkuat njerëz me shkollë, se luftarët nuk e njohën politikën, ne ua dhamë! Jua dhamë që të shpërngulen nga fshati ynë dhe neve na lanë në mjerim, për të vuajtur edhe sot për kushtet elementare për jetesë

Ju u gëzuat, ne nuk u gëzuam

Ne edhe njëherë i shtrojmë këto kushte për ju dhe të jeni të bindur që do të jetë hera e fundit: sigurimi i ujit të pijshëm në fshat, rruga që lidh qytetin me fshatin, shkolla dhe salla e sportit.

Nëse këto kërkesa nuk realizohen deri në zgjedhjet e ardhshme, të jeni i sigurt se banorët e fshatit tonë dijnë edhe të dënojnë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit komunale. Nga Bashkësia Lokale e Fshatit Sellcë/ tetova.com

https://youtu.be/TIv2Fk1HVPE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *