Arrestohet 74 vjeçari nga Gostivari për sulm fizik ndaj gruas

Dje mbrëma (23-janar) rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 74-vjeçarin D.M. Nga një fshat i Gostivarit, për të cilin paraprakisht ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 72-vjeçare dhe kishte tentuar ta sulmojë me një mjet të fortë djalin e tij 48-vjeçar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *