Arrestohet dileri i heroinës në Shkup

MPB njofton se mbrëmjen e djeshme në Qendër të Shkupit është arrestuar një shpërndarës i kokainës. Nga MPB thonë se gjatë bastisjeve në ambientet ku jetonte 34-vjeçari është gjetur heroinë dhe një peshore.

“Me datë 23.01.2023 në ora 21:20, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB-Shkup kanë privuar nga liria A.N.(34) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në banesën ku ai po qëndronte në zonën e Qendrës, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua heroinë dhe një peshore. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *