Një tetovar që kishte ikur nga Burgu i Idrizovës, është vrasësi i 64-vjeçarit në Shkup

Policia ka bërë sot kallëzim penal ndaj personit me inicialet F.U. (39) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “Vrasje”.

Tetovari dyshohet se më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Rr. “1737” në Shkup, me përdorim të një lënde të mprehtë – thikë ka vrarë personin me inicialet A.D. (64) nga Shkupi.

– Gjegjësisht, pas raportimit se në një shtëpi të braktisur në rrugën “1737” në Shkup është gjetur një person i vdekur me lëndime të dukshme, janë ndërmarrë masa dhe veprime nga ana e zyrtarëve policorë të NJKDH – DKGJS në SPB. Shkup, janë siguruar provat materiale dhe identiteti i autorit të krimit F.U. (personi i cili është i dënuar dhe është dashur të vuajë dënimin me burg në Idrizovë, por në atë periudhë ka qenë në arrati). F.U. është ndaluar nga zyrtarët policorë nga SPB Shkup dhe është dërguar në Burgun e Idrizovës, ndërsa në intervistën zyrtare ka pranuar veprën penale, njofton MPB.

Për kujtesë, mediat më 30 dhjetor informuan se në orët e mëngjesit, në një shtëpi të braktisur afër rrugës së Avoketërve („Адвокатската улица“) në qendër të Shkupit është gjetur një person i vdekur me lëndime të dukshme./tetova.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *