Ministria e Financave rrit pagat për vete, Besimi arsyetohet me largimin e kuadrit

Fatmir Besimi tha se ministri nuk i bënë punët vetë, prandaj motivimi ndaj të punësuarve në Ministrinë që ai drejton është rritja e pagave në mënyrë lineare për 30% nga 1 Janari. Ai tha se këtë rritje e bazon në Ligjin për administratë shtetërore, duke u nisur nga rritja e pagës minimale dhe të gjithë ata që kanë të lidhur marrëveshje kolektive të nivelizohen pagat në sektorin publik.

Advertisement

“Ta lëmë Ministrinë pa të punësuar! Të mos kemi buxhet në tërësi? Të mos punoj askush në Ministri! Kjo është pyetja? Ministria e Financave është institucioni i vetëm ku të punësuarit kishin paga më të ulëta se organet me përbërje të njëjtë, siç është harmonizimi me DAP-in dhe Doganën dhe kështu u bë zgjidhja sipas ligjit, ku theksohet se është 30% më e lartë në raport me pagat e vitit të kaluar”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Besimi tha se vjet përveç se ata që u pensionuan, 40 të punësuar braktisën resorin shkaku pagave, përfshirë edhe udhëheqës të sektorëve. Aktualisht kjo ministri ka rreth 400 të punësuar. Ai tha se e kishin patjetër të rrisin pagat për të mbajtur kuadrin sepse në konkurse nuk kishte interesim.

“Unë si ministër nuk jam i obliguar vetëm për pagat e resorit tim, por për gjithë administratën publike në raport me pagat të jemi konistent që të kemi zgjidhej afatgjate. Me grupet e punës punojmë për pagat minimale, pensionet, pagat në administratën shtetërore, Ligjin për paga në sektorin publik ku do jemi pjesë edhe ne”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Se duhet të bëhet konsolidimi i administratës publike u dhanë vërejtje edhe nga Ambasadori i BE-së Dejvid Gir dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shkup, Paoluçi. Sipas Regjistrit Qendror të Maqedonisë, në 2020 kishte 1,346 institucione të sektorit publik me gjithsej 132,088 të punësuar, ndërsa në 2021 u shtuan edhe 14 të tjera, duke u shtuar dhe 905 të punësuar.

Përndryshe, Qeveria dje miratoi planin për riorganizim të organeve shtetërore, kur parashikohet shkrirja e Inspektoratit Shtetëror të Tregut me Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik dhe krijimi i një institucioni të vetëm të llojit të mbikëqyrjes inspektuese, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas këtij shembulli janë paraparë bashkimet e: Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik me Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; Agjencia për Investimet e Huaja dhe Nxitjen e Eksportit me Drejtorinë e Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik dhe Agjencinë e Energjisë me Agjencinë për Rezervat e Detyrueshme të Naftës. /Adnan Qaili/Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *