Nga sot borë dhe erë e Veriut

Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njofton se sot dhe gjatë natës së Premtes do të ketë reshje të shiut dhe borës. Reshje më intensive, priten në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

Në viset malore, sipas metereologëve, do të rritet shtresa e dëborës, kurse në disa vende më të ulëta do të formohet shtresë e re dëbore. Të Premten pasdite dhe të Shtunën, do të ketë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *