Djali fantazmë i bossit të Cosa-Nostras, Messina Denaro-s



Më shumë se djali i fshehtë, ai tani është djali fantazmë i Matteo Messina Denaro-s.


Për të flitet në rrugë, mes Castelvetrano, Campobello di Mazara, Marsala.

Domethënë në zonën ku mendohet se është rritur ky djali i dytë i bosit të arrestuar të mafies.


Një djalë që do të ishte 18 apo më shumë sot.

Me një mbiemër tepër sekret, por me një emër që do të kujtonte gjyshin e tij, Francesco, “Don Ciccio”, patriarku i Cosa Nostra-s që vdiq si i arratisur dhe u gjet në shtëpi mes qirinjve dhe kurora lulesh.

Një histori që pasardhësi i kumbarit, nëse ekziston, duhet ta ketë kujtuar këto ditë që po mundohet të fshehë identitetin e tij.

Ashtu si nëna e tij misterioze.

E pushtuar si shumë të tjerë nga sharmi i një krimineli të aftë për t’i kamufluar me një buzëqeshje veprimet e tij gjakatare që kulmuan në masakrat e viteve 1992-1993, në rrëmbimin, në vrasjen dhe shpërbërjen në acid të një djali 14-vjeçar, Giuseppe Di Matteo.

Këtu, nëse Françesko biri fantazmë do të ekzistonte, ndoshta sot do të reflektonte mbi këtë viktimë të pafajshme të eliminuar dhjetë vjet para lindjes së tij.

Çdo hetim në kërkim të djalit pa fytyrë deri tani ka pasur një rezultat negativ.

Një arsye më shumë për të dyshuar në një bisedë të ngatërruar mes motrave të Messina Denaro-s.

Fjalë të paqarta që na bënë të mendojmë, 9 vite më parë, për hipotezën e djalit të fshehtë.

Por, ndryshe nga sa ndodhi me vajzën e madhe të ish-super të arratisurit, Lorenza Alagna, e cila u rrit në shtëpinë e gjyshes së saj me të njëjtin emër, djali i dyshuar nuk mendohet se e ka shkelur kurrë shtëpinë e babait të tij.

Nga ana tjetër, Lorenza jetoi atje deri në moshën madhore me nënën e saj, Francesca Alagna, duke iu nënshtruar rregullave të rrepta të vendosura nga gjyshja Lorenza.

Për ata që kanë të bëjnë me elementë konkretë si analiza e celularëve të gjetur në xhepin e Messina Denaros, teoria e djalit të fshehtë do të ishte një legjendë.

Dashuritë e Messina Denaro-s.

Ishte Sonia, të cilës i shkroi: Nuk dua as të mendoj të të përfshij në këtë labirint… Mos mendo më për mua, nuk ia vlen.

Por ai filloi të mendonte për Maria Mesin: për ta takuar.

Ajo kishte marrë me qira një apartament të vogël pak larg nga i saji, duke bërë kështu që hetuesit të humbnin gjurmët, të cilët, kur e zbuluan, e gjetën bosh, të tradhtuar nga një marshall i pabesë.

Më pas ishte dashuria me Andrea Haslener, një grua e hijshme austriake që e frekuentoi për katër vjet në hotelin Paradise Beach në Selinunte.

Një histori që përfundoi me gjak, me krimin e menaxherit të hotelit sepse kishte rënë në dashuri me të njëjtën grua, më pas i ndjekur nga hetuesit në Vjenë për të sqaruar nëse ajo ishte nëna e djalit misterioz.

Duhet përjashtuar.

Ndryshe nga Vincenzo Sinacori, i cili u foli gjyqtarëve për Françeska Alagna-n: Një ditë na tha se vrapoi tek ajo që të shkonte të bënte një fëmijë.

Por më pas lindi një vajzë, Lorenza. Dhe kjo është e vetmja siguri.

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post /Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *