VIDEO/ PËRGJIMET, ja si bosi shqiptar i drogës i mëson shpërndarësit se si të ndajë heroinën: Avash avash, e merr edhe….

Nga pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza, lidhur me megaoperacionin ku u shkatërrua rrjeti i bandës së trafikut të drogës, i drejtuar nga tre shqiptarë, shfaqet njëri prej bosëve të këtij grupi ku i mëson shpërndarësit se si të ndajë heroinën.

Ai shihet teksa ja shpjegon hap pak hapi shpërndarësit se si duhet të ndajë heroinën.

Biseda:

Bosi: Duhet të marrësh një sitë tjetër sepse kjo nuk është e mirë. Më jep pak substancën e prerjes që është aty. Sa të tillë janë këtu?

Shpërndarësi (i numëron): 7 gjithsej

Bosi: Atëherë më jep edhe një tjetër.

Shpërndarësi: Sa heroinë me sa substancë prerjeje do të përziejmë? Për shembull sa prej kësaj substancës së prerjes dhe sa prej kësaj (heroinë)?

Bosi: Avash avash, merr pjesën e përzierjes

Shpërndarësi: Këtë thesin e vogël këtu?

Bosi: Po ma kalo atë thesin e vogël, hape dhe ma kalo pak…

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, në bashkëpunim me eurojust arritën që të shaktërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga tre shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 30 persona si dhe u sekuestruan 4 milionë euro.

Sipas SPAK, tre shqiptarë të arrestuar ishin drejtues të këtij grupi kriminal që funksiononte kryesisht nga qyteti i Durrësit prej ku droga trafikohej në qytetet italiane të Bergamos, Milanos dhe Torinos.

Mes të arrestuarve janë shtetasit shqiptarë: Branjol Liço, Gernard Beu; Dorian Beu; Syrjan Tola, Igli Lala alias Oltion Lala; Ramazan Grada; Florind Vukaj; Gjergj Zefi, Renato Zefi; Rexhep Dallupi; Alfred Luli; Gjergj Luli; Saimir Prenga; Lorik Prengaj,Fabio Prenga, Francesko Çeçi, Ilir Duro; Lulzim Selimi; Dhimiter Nina; Eliedo Dedej ndersa nen masen e arrestit shtepiak do hetohet Enkeleda Bakalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *