
Në Parkun e Qytetit në Shkup dje në orën 20 gjatë shitjes së marijuanës janë arrestuar tre persona, dilerë rruge.
Advertisement
Siç kumtuan nga MPB, gjatë bastisjes së bërë tek personat A.R.(23), A.O. (21) dhe një minoren 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, është gjetur sasi më e madhe e marijuanës si edhe një shtypëse.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personave do të shtrohet padi penale sipas nenit 215 të KP “Prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Advertisement