VIDEO/ Mbappe kapet “mat” duke parë Realin ndaj Atletico Madrid, francezi e ka mendjen vetëm te ndeshja

Kylian Mbappe, i ulur pranë shokut të tij të ekipit, Hakimi, i kushtoi më shumë vëmendje asaj që po ndodhte në derbin e Kupës së Mbretit mes Realit dhe Atletico Madrid se sa eventit bamirës të cilët lojtarët e PSG-së kishin marrë pjesë në “Pavillon Gabriel”.

Në disa video të publikuara në Instagram, Mbappe shfaqet për një fragment kohor tepër të shkurtër ulur në tavolinë ndërsa shikonte në celularin e tij ndeshjen.

Klipi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për faktin që sulmuesi francez ndjek ndeshjet e “Los Blancos”, pavarësisht se ai refuzoi një transferim në Bernabeu gjatë verës./ h.ll/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *