Qytetarët tanimë tre muaj i presin deputetët që t’i marin ndihmat prej 6000 denarëve

Edhe pas tre muajve nga realizimi i masës për pako të katërt ekonomike, qytetarët me llogari të bllokuara nga përmbaruesit, bankat e të cilëve refuzojnë t’u hapin nënllogari, nuk munden ta marin mbështetjen prej 6000 denarëve që ua ofron shteti.

Ata këmbëngulin dhe duan zgjidhje për këtë situatë sepse janë qytetarë me të ardhura të ulëta, ndërsa për mjetet thonë se u nevojiten shumë, transmeton Zhurnal.

Në muajt e kaluar janë drejtuar në banka ku kanë llogari të bllokuara, pa mundësi për nënllogari dhe nga bankat u janë përgjigjur se të hollat do t’i kthehen Qeverisë, dhe të njejtat le ti kërkojnë prej atje.

Edhe nga Qeveria e konfirmojnë pengesën për pagesën e kësaj kategorie të qytetarëve. Nga atje thonë se do u hapen llogari në banka të tjera. Ndërsa thonë se është përshkak ngecjes së miratimit të ndryshimit të ligjit për mbështetje finansiare të kategorieve të rënduara nga ana e Kuvendit.

“Ndryshimet ligjore i mbulojnë edhe qytetarët me llogari të bllokuara të cilëve nuk u është paguar ndihma. Pritshmëritë ishin se procesi do të përfundojë muajin e kaluar. Kur Kuvendi do të sqarohet, do të tejkalohet dhe problemi me qytetarët me llogari të bllokuara në bankat, të cilët nuk kanë mundësi teknike për hapje të llogarive”, thonë nga Qeveria për A1on.

Nga 283 mijë qytetarë të cilëve u takonte mbështetje prej 6000 denarëve, me ndryshimet e ligjit u mundësohet që pothuajse 22 mijë qytetarëve të cilët nuk arritën të azhurojnë të dhënat apo kishin llogari të bllokuara, në afatin e vazhduar deri më 31 mars të mund të paguhet pagesa. Paratë do t’i marin edhe 2131 qytetarë të cilëve iu pranua ankesa.

Derisa ende vazhdon pagesa nga pakoja e katërt, Qeveria solli edhe pakon e pestë ekonomike për qytetarët dhe kompanitë. Pakoja e pestë përmbanë gjithsej 29 masa në vlerë prej 9,7 miliard denarë apo rreth 160 milion euro.//Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *