Goditi me veturë dy policë, arrestohet një person nga Çegrani

Dje rreth orës 12 e 45 minuta, në SPB Tetovë është raportuar se 25-vjeçari A.M. nga Çegrani i Gostivarit i cili ishte duke drejtuar veturën “Volkswagen Turan” me targa Gostivar, në rrugën “Braka Gjinovski” në Gostivar, së pari kishte refuzuar urdhrin e një efektivi të policisë dhe më pas me veturën e tij kishte goditur dy policë, kurse më vonë duke lëvizur nëpër rrugën ” Majori Çede Filipovski”, është përpjekur të aksidentotne disa punonjës tjerë të policisë.
Personi A.M. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe çështja është pastruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *