ASH-ja ashpërson retorikën ndaj VMRO-së: Jeni fajtorë për shpërnguljen e 700 mijë qytetarëve

Aleanca për Shqiptarët ka ashpëruar retorikën e saj kundrejt VMRO DPMNE-së, pasi nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolloski, akuzoi sot liderin e ASH-së se nuk po futet në qeveri për ndryshimet kushtetuese. Sipas VMRO-së, numrat për ndryshime të tilla nuk ekzistojnë, por Taravari do të hyjë në qeveri për kalkulime matematikore ose për shantazhe që i bëhen. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aleancës për Shqiptarët ku akuzojnë Nikolloskin se partinë e tyre e udhëheq akoma Gruevski dhe se ata janë faktor destabilizues për vendin dhe fajtorë të shpërnguljes së 700 mijë personave nga vendi.
“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj per fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica.”- thuhet në kumtesën e ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *