Gostivar, 25 vjeçari i “shkeli” me veturë dy policë, por kjo nuk i mjaftoi – Ja çka bëri më pas

Njoftim nga SPB – Tetovë
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12 e 45 minuta, në SPB Tetovë është raportuar se 25-vjeçari A.M. nga Çegrani i Gostivarit i cili ishte duke drejtuar veturën “Volkswagen Turan” me targa Gostivar, në rrugën “Braka Gjinovski” në Gostivar, së pari kishte refuzuar urdhrin e një efektivi të policisë dhe më pas me veturën e tij kishte goditur dy policë, kurse më vonë duke lëvizur nëpër rrugën “Majori Çede Filipovski”, është përpjekur të aksidentonte disa punonjës tjerë të policisë.
Personi A.M. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe çështja është pastruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *