
Vendi po shënon rritje të rasteve pozitive me Covid-19, por paralelisht me këtë po rriten edhe sanksionet për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.
Advertisement
Sipas të dhënave të fundit të kumtuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm gjatë ditës që lamë pas janë sanksionuar 636 qytetarë.
Andaj apelojnë që të respektohen masat anti-Covid që janë miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriu.
Ndërkaq, në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik u tha se gjatë javës paraprake kemi rritje të rasteve pozitive për 27.2%.
Kurse vetëm dje janë regjistruar 807 raste të reja./TV21
Advertisement