Vdes gjykatësi në rastin “Sopoti” dhe “Monstra”, Ognen Stavrev

Në moshë 63 vjeçare ka ndërruar jetë gjykatësi Ognen Stavrev. Ndër rastet më të njohura që Stavrev ka gjykuar janë “Sopoti” dhe rigjykimi për rastin “Monstra”.

Stavrev kishte gjykuar edhe mbi akuzat e ish PSP-së si “Titanik 2” dhe “TNT”.

Ognen Stavrev është djali i Dragolub Stavrev, kryetar i Kryesisë së atëhershme të Republikës Socialiste të Maqedonisë, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të RFM dhe ish kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ai ka gjykuar në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion vitet e fundit. Për shkak të problemeve shëndetësore që kishte, muajt e fundit ishte gjyqtar për ekzekutimin e sanksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *