Prokuroria mbyll rastin e plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

Prokuroria Publike ka njoftuar se e ka mbyllur rastin e hetimit për rastin e plagosjes së djalit të ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Kjo vjen ngaqë në liri ka shkuar edhe shtetasi i dytë nga Kosova, për të cilin dje tha se është në paraburgim 48 orësh. Kjo vjen ngaqë nga analiza e materialeve të grumbulluara, nuk janë vërtetuar fakte se ai e ka kryer veprën.

“Sot në Prokurori ka arritur raport i analizës së kryer i materialit biologjik të Institutit të mjekësisë ligjore, kriminalistikë dhe mjekësisë deontologjike. Sipas analizës së dorëzuar, gjurmët biologjike të gjetura në veturën “Golf 5″ nuk përputhen me ADN-në e profilit të personit ndaj të cilin u shqiptua paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Janë ndërmarrë edhe aksione shtesë, për çfarë i lënduari as nuk e ka njohur të paraburgosurin.

“Gjithashtu, prokuroria ka ndërmarrë edhe veprim – njohje, pas çfarë i dëmtuari nuk e ka njohur personin e paraburgosur si kryerës i veprës penale që ka gjuajtur në drejtim të tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Meqë paraprakisht në liri ka lëshuar edhe të dyshuarin tjetër për plagosjen e djalit të Sulejman Rexhepit, prokuroria ka njoftuar se nuk do të hapë aktakuzë për rastin.

I biri i Sulejman Rexhepit ishte plagosur më 1 mars 2021, derisa ka qenë duke e ngasur veturën “Mercedes” në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit. I plagosuri që njëherit është edhe nëpunës policor, ka pësuar lëndime në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *