“Do të ketë tërmet me magnitudë 7.5”, si e parashikoi eksperti holandez tërmetin e Turqisë 3 ditë para se të ndodhte

6 Shkurt, 2023
Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe kufirin e Sirisë duke rrëzuar ndërtesa në të gjithë rajonin.

Megjithatë, një studiues sizmik nga Holanda, Frank Hoogerbeets, duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë. Edhe pse jo korrekt në distancë, studiuesi ka patur një afërsi për shifrën që Turqia u përball ditën e sotme.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~7,5 #M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani). #deprem,”, shkroi Frank në Twitter më 3 janar. Megjithatë, jo shumë përdorues të rrjetit i kushtuan vëmendje parashikimit deri të hënën.

Eksperti holandez është ende duke përdorur platformën e tij për t’i mbajtur njerëzit të përditësuar për situatën aktuale. Megjithatë, edhe pse ai parashikoi se do të ndodhte, ai nuk specifikoi datën apo orën e saktë që do të ndodhte.


“Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e përmenda më parë, herët a vonë do të ndodhte në këtë rajon të ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Gjeometria kritike planetare u paraprin gjithmonë këtyre tërmeteve, si më 4-5 shkurt”, ka shkruar ndërkohë ai.

Madje pretendohet se paraprakisht ai ka parashikuar shumë tërmete të mëdha në mbarë botën.

Frank Hoogerbeets, siç shkruajnë mediat turke, ka pasur një interes të madh për sistemin diellor dhe planetët që nga fëmijëria, bëri parashikimin e tij të parë publik të tërmetit në Facebook më 20 prill 2015, duke thënë se do të ishte kritik nga 22 prilli deri më 27 prill për shkak të pozicioneve të caktuara planetare.

Dhe më 25 prill 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 ka ndodhur në Nepal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *