
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel 46.2 përqind e qytetarëve do t’ia jepnin votën Vetëvendosjes.
Advertisement
Si parti e dytë është PDK-ja me 16 përqind derisa LDK qëndron në vendin e tretë me 14.9 përqind.
AAK-ja e Ramush Haradinajt radhitet në vendin e katërt me 7 përqind.
Këto statistika i ka nxjerrë UBO Consulting në periudhën 14-21 dhjetor, një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje.
Advertisement