PDSH uron popullin e Kosovës dhe Vetëvendosjen për zgjedhjet e 14 shkurtit

Në një postim në Facebook, Partia Demokratike Shqiptare ka uruar popullin e Kosovës dhe Vetëvendosjen për rezultatin e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

“Pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, Partia Demokratike Shqiptare uron popullin e Kosovës për shembullin që promovon nëpërmjet daljes së jashtëzakonshme në votime.

Partia Demokratike Shqiptare uron fituesen e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje! për rezultatin e arritur duke i dëshiruar punë të mbarë qeverisë dhe kabinetit në ardhje, zhvillim drejt mirëqenies së përgjithshme dhe hapërim sa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *