
Zylfi Adili, i njohur si Komandant Qufa ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas paraqitjes së Bujar Osmanit në emisionin Click Plus në TV21. Osmani në rolin e zëdhënësit të BDI-së foli për të arriturat e partisë së tij, njofton Gazeta Populli.
Ajo që ngjalli polemika është tendenca e Ministrit aktual të Punëve të Jashtme që të ul integritetin e UÇK-së duke shpjeguar sesi BDI, nga një parti lufte dikur sot është super moderne, që i bie se dikur kjo parti sa ka qenë UÇK nuk ka qenë moderne dhe se ka qenë e prapambetur, transmeton Gazeta Populli.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Zylfi Adili ‘Qufa’ nga Aleanca për Shqiptarët në profilin e tij në Facebook.
Ja reagimi i tij i plotë:
O Bujar
“Nëse mendon që UÇK ka qenë primitive e sot paske arritur të bësh një parti super moderne, gabohesh. Sot jeni në primitivizëm sepse ushqeheni me gjakun e të rënëve në luften e 2001”
