E rëndë, qëllohet me plumb në kokë 34 vjeçari shqiptar në Mykonos, shkak sherri për një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mykonos, Greqi.

Një i ri grek ka qëlluar me armë zjarri në kokë një 34 vjeçar shqiptar, i dentiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë një konflikti mes tyre në një lokal, në zonën Skylabela.

Mediet greke raportojnë se 33-vjeçari grek më herët ishte konfliktuar me 34-vjeçarin shqiptar për shkak të një gruaje. Pas krimit autori është arrestuar menjeherë, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *