Filipçe: Gjatë këtij muaji do të fillojë imunizimi i popullatës

Gjatë këtij muaji sigurisht do të fillojë imunizimi i popullatës, për arsye se presim, sipas paralajmërimeve, një sasi të caktuar përmes sistemit Kovaks dhe i presim vaksinat ruse, kemi paralajmërim fillestar nga takimet e bëra, se kjo mund të ndodhë gjatë fundjavës, tashmë të dielën, por sërish do të them tani kemi përvojë, të gjitha vendet kanë përvojë, të gjithë iu përballën me atë, ajo që fillimisht u ishte premtuar dhe thënë nga kompanitë thjeshtë të mos ndodhë, theksoi mbrëmë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për TVM.

Ai theksoi se nevojitet 60-70 për qind e popullatës të vaksinohet, në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.
“Në tremujorin e parë paralajmëruan rreth 20.000 vaksina, më tutje deri 800.000 vaksina, të shpërndara në tre tremujorët e ardhshëm. Me të vërtetë e pritëm gjatë marrëveshjen, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se një numër i madh shtetesh e bëjnë të njëjtën gjë. Kështu që, jemi të përgatitur, sistemi është përgatitur, kjo është diçka me të vërtetë e rëndësishme, janë edukuar punonjësit shëndetësorë, ata të cilët drejtpërdrejtë punojnë me vaksinimin dhe praktikisht prej 11 marsit ne fillojmë edhe me rivaksinim të të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët e pranuan dozën e parë të vaksinës”, theksoi Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *