Katër persona duke mashtruar kanë përfituar mbi 5 milionë denarë nga qytetarët

Duke kryer vepër penale, personat R.A (27) M.A (18), K.K (29) dhe N.A (29) kanë përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri prej rreth 5,472,790 denarë, informojnë nga MPB.

Të akuzuarit, veprat kriminale të raportuara i kanë kryer në mënyrë identike me 01.11.2019, 09.01.2020, 11.08.2020, 06.10.2020, 21.10.2020, 26.10.2020, 11.11.2020, 27.11.2020 dhe 30.11.2020, ku pasi ata do të vërenin një njoftim të publikuar për shitjen e automjeteve më të shtrenjta motorike, do të telefononin në numrin e publikuar të telefonit nga njoftimi dhe në kontakt me palët e dëmtuara do të bien dakord të takohen në një noter të caktuar më parë, për shitblerje të automjetit. Pas takimit me noterin, personat kanë rënë dakord me palën e dëmtuar që të deklarojnë në kontratë një shumë parash që nuk do të tejkalojë rregulloret ligjore për pagesë në të holla, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të paguhet me para në dorë. Pas nënshkrimit të kontratës, mashtruesit i kanë dërguar të dëmtuarit në vende të ndryshme me arsyetimin se një person i tretë do të vinte dhe do të sillte paratë e mbetura, por në një moment të caktuar, duke përfituar nga neglizhenca e të dëmtuarit, ata kanë marrur çelësat e tyre dhe janë larguar me automjetin që ishte në shitje, thuhet në njoftim

Siç raportohet nga Ministria, Departamenti për Çështje Penale në Njësinë për Punë të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë në SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër këtyre personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *