“Tik Toku” mori viktimën e parë, Pajaziti: Rrjetet sociale janë sëmundje

Rrjeti social “TIK TOK”, ka marrë edhe viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut. 14 vjeçarja e cila humbi jetën në mbrëmjen e të shtunës në Ilinden të Shkupit, ishte ngjitur mbi vagonin-cisternë, për të bërë video në TIK-TOK, ndërsa kjo, adoleshentes i kushtoi me jetë, pasi tani më e ndjera, kishte prekur telat e tensionit të lartë dhe humbi jetën në vend- ngjarje.

Profesori Universitar dhe sociologu, Ali Pajaziti, për televizionin Shenja, deklaroi se rrjetet sociale janë një pandemi dhe sëmundje globale tek të rinjtë. Sipas tij, rrjetet sociale krijojnë një varsshmëri dhe krijojnë një ndarje familjare, ku të rinjtë largohen prej familjes dhe dëshirojnë të jetojnë të vetëm.ALI PAJAZITI-PROFESOR UNIVERSITAR DHE SOCIOLOG

“Në veçanti TIK-TOKU, është i rrezikshëm, është jashtëzakonisht shkatërrues, është deprimues për prindërit, për ata që janë të vetëdijshëm për pasojat e këtyre videove të shkurta, të cilat e lidhin njeriun, sepse kanë një zinxhir të vizualitetit, nga i cili ju nuk mundet që të shkëputeni, sa të shkëputeni sërish keni nevojë që të jeni aty dhe normalisht edhe në vendin tonë sikurse në gjithë botën kemi raste të këtilla aksidentale, të cilat kalojnë deri tek çështjet që lidhen me vetë-vrasjen, që janë pasojë e kësaj varsshmëri moderne ose pos-moderne”.


Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me strategjitë për digjitalizimin dhe mediat në të ardhmen do të rregullohet përdorimi i mediave sociale.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SEË VERIUT

“Sigurisht se te ne në përputhje me strategjinë e digjitalizimit dhe strategjinë e mediave, në të ardhmen do të mendojmë për përdorimin e mediave sociale, këtu nuk po flas për të gjitha, nuk po flas për disa kufizime, por për rregullore që do të mundësojë shfrytëzimin e tyre për të avancuar shoqërinë, e jo për t’u përdorur për diçka që ne nuk dëshirojmë ta kemi si pasojë në shoqëri”.

Kujtojmë se Komisioni i BE-së u ndaloi punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës. Sipas Brukselit punonjësit duhet ta fshijnë aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur, afati i fundit është data 15 mars. Arsyeja e këtij vendimi është mbrojtja e të dhënave.

Samir Mustafa /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *