Ziadin Sela përkujton sakrificën e familjes Jashari: Lavdia dhe madhështia e Bacit Adem i tejkalon edhe mitet!

Ziadin Sela ka përkujtuar sot fillimin e asaj që njihet si “Epopeja e UÇK’së” e që lidhet direkt me sakrificën e familjes Jashari. Sela ka krahasuar heroin tonë kombëtar me heronjtë e mitologjisë, duke kujtuar se edhe shqiptarët kanë dhe kanë pasur në të kaluarën, jo mite, por heronj që kanë frymuar dhe i kanë tejkaluar edhe mitet me lavdinë e tyre, përcjell in7.

“I vetëm përballë një shteti e kundër një ushtrie. Ngadhënjeu! I realtë po aq sa edhe jeta dhe liria e Kosovës, njëkohësisht i pavdekshëm e legjendar po aq sa heronjtë e mitologjisë. Dëshmi për ne që e jetojmë në kohën e Bacit Adem se shqiptarët kanë dhe kanë pasur në të kaluarën jo mite por heronj që kanë frymuar, lavdia dhe madhështia e të cilëve i tejkalon edhe mitet. Lavdi”, ka shkruar Ziadin Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *