Në Orizare të komunës së Likovës varroset me nderime, Murat Jashari (Foto)

Sot pasdite (e enjte) në varrezat e fshatit të tij të lindjes në fshatin Orizare të komunës së Likovës, me nderime dhe respekt të lartë i’u dha lamtumira e fundit patriotit të cështjes kombëtare, Murat Jashari, vëllait të Ismet Jasharit-Komandant Kumanova, shkruan News-TV.

Në ceremoninë e varrimit, të pranishëm kanë qenë familjarë dhe miq të të ndjerit si: Avni Dehari, deputet i Vetëvendosjes, Gani Krasniqi nga Kosova, mik i familjes Jashari, ish-deputeti Hysni Shaqiri, Ragip Shala, bashkëluftëtar i komandant Ismet Jashari, Xhevat Gini, kryetar i Lëvizjes, Haxhi Shala, bashkëluftëtar i Ismet Jashari, Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës dhe shumë të tjerë.

Gjatë fjalimeve të tyre, ata thanë se Murat Jashari ishte një personalitet që nuk do të harrohet kurrë. Ishte veprimtar i lëvizjes popullore të Kosovës dhe organizator i protestave në diasporë. Ishte njëri prej atdhetarëve të pamposhtur, ku synimi i tij ishte liria. Ka luftuar për çlirim kombëtar.

Lavdi jetës dhe veprës së Murat Jasharit./News-TV/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *