Tesla uli çmimet e makinave elektrike

Kompania e makinave elektronike Tesla ka pasqyruar në faqen e saj zyrtare çmimet e disa nga modeleve më të shtrenjta dhe bien ë sy që çmimi i tyre është ulur dukshëm, raporton PCW. Ky ndryshim vjen për shkak të numrit të makinave të prodhuara i cili është rritur.

Modeli Tesla S është ulur me 5% nga çmimi fillestar kurse modeli Tesla X është ulur me 10%. Kërkesa e madhe për të pasur një makinë elektronike Tesla bëri që numri i makinave të prodhuara në Shangai të rritej ndjeshëm dhe si për pasojë çmimi i disa prej modeleve u ul.

Elon Musk deklaroi se mundësia që kanë njerëzit për të blerë një makinë Tesla pavarësisht dëshirës së tyre të madhe është shumë e pakët. Prandaj, në muajin janar çmimi i disa prej modeleve të fundit arriti të ulej me 20%. Këto ulje çmimesh u mirëpritën nga shumë persona, por jo të gjithë.

Në Kinë u ngritën në protestë qindra qytetarë të cilët kishin blerë makinat me çmim të shtrenjtë dhe kërkonin rimbursim nga kompania. Kjo gjë ndodhi edhe në SHBA, Por shumica e njerëzve janë mjaft të kënaqur nga kjo nismë e Tesla-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *