Audi prodhon një biçikletë elektrike, ky është çmimi

Audi ka prodhuar një biçikletë elektronike, që nuk i ka vënë ende emër, por parashihet të jetë e fuqishme, shkruan Bikeradar.

Siç thonë dizajnerët, biçikleta bazohet në modelin RS Q e-tron, një veturë e garave në Rally Dakar.

Është një biçikletë shumë e fuqishme dhe është zhvilluar në bashkëpunim me një prodhues italian.

“Fantic” përmendet si partner, ndërsa biçikleta përbëhet nga një elektromotor Brose S-MAG 36V me fuqi 250 W. Bateria është e Fanticit me një kapacitet prej 720 Wh.

Korniza e biçikletës është prej alumini, ndërsa detajet nga fibra karboni. Komponentët janë Sram GX Eagle, rrotat Mavic E-Deemax dhe gomat Vittoria. Goma e pasme është 69.8 cm, dhe e përparme është 73.6 cm.

Çmimi është 8900 euro, pasi do ta ketë edhe logon e Audit.


Audi ka shitur mbi 100 mijë biçikleta elektronike vitin e kaluar, që është një rritje prej 44 për qind krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *