DAP: Milioneri më i moshuar në Maqedoninë e Veriut ka 101 vjet, ndërsa më i riu vetëm 6 vjet

Milioneri më i ri i Maqedonisë së Veriut, i cili ka arritur të ardhura bruto në 2019 mbi një milion
denarë, është një fëmijë, i lindur në 2013, i cili fiton përmes qirasë. Ndërsa qytetari më i vjetër në këtë kategori është 101 vjeç.

Advertisement

Qytetari më i vjetër, i cili ka fituar më shumë se 10 milion denarë, është 86 vjeç. Këto janë të dhënat e prezantuara nga drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska.

Penzioneri më i pasur jeton në Shtip me një pension prej 11,000 euro, ose gjatë vitit 2019 ai mori mbi 137,000 euro. Një burrë nga Manastiri ka arritur të ardhurat më të larta sipas të gjitha bazave të Kthimit Vjetor të Taksave, ndërsa një grua nga Shkupi të ardhurat më të larta nga lojërat e fatit në vlerë prej 471,000 euro.

Një Strugan ka pasur pagën më të lartë në vend me vlerë 155,000 euro në muaj dhe vjen nga industria me
metale. Të ardhurat vjetore bruto më të larta në vend të realizuara vitin e kaluar i ka pasur një qytetar nga Manastiri, i cili ka arritur të fitonte deri në 3.4 milion euro.

Ai ndiqet nga një qytetar nga Shkupi i cili kishte të ardhura vjetore bruto për 2.8 milion euro.

Sidoqoftë, ky qytetar, i cili fitoi të ardhura totale prej 3.4 milion euro, ka fituar shumë më pak se sa qytetari që fitoi më shumë në vitin paraprak, 2018, edhe atë plot 17.2 milion euro.

Ose, nëse do të ishin të ardhurat e vitit të kaluar, tani ky qytetar do të ishte në vendin e 9-të, tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska në konferencën e sotme për shtyp.

Paga më e lartë vitin e kaluar, për dallim prej aktiviteteve tjera të mëparshme, nuk i përket më shëndetësisë, por industrisë së metaleve, që e mori një qytetar nga Struga, i cili vitin që lamë pas morri një pagë totale vjetore bruto prej 1.87 milion euro ose 156 mijë euro paga bruto në muaj.

Sistemi i kujdesit shëndetësor, megjithatë, ka dalë mirë vitin e kaluar, kështu që në listën e pagave më të larta është përsëri ai profesion, së bashku me barnatoret, arsimin, aktivitetet e zyrave dhe prodhimin e veshjeve.

Të ardhurat më të larta personale në baza tjera, në vitin 2019, ishin gjithsej 789 mijë euro në vit, për shërbime të rastit në sektorin e ndërtimit.

Advertisement

Leave a Reply