Dëshmitari i masakrës së Prekazit tregon tmerrin e 5 marsit: Jasharët luftuan tri ditë me 5000 trupa serbe

Banori i Drenicës, Shaqir Veseli, dëshmitar i masakrës së Prekazit, ka treguar momentet e tmerrit të 5 marsit, kur u rrethua shtëpia e Jasharëve.

Sipas Veselit, familja Jashari luftoi për tri ditë me mbi 5000 trupa serbe, derisa dhanë jetën për liri.

“Më 5 mars jam çuar në 6:15 të mëngjesit dhe kam nxjerrë kokën në dritare kur shoh trupat serbe të vijnë nga Mitrovica; 5 autoblinda, 5 tanke, 5 kamionë.

Kanë qenë 5000 trupa për të ardhur e për të rrethuar këtë shtëpi këtu”, rrëfen Shaqir Veseli për “Euronews Albania”.

Nga luftimet të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi, përgjatë 3 ditëve, 5, 6 dhe7 marsit, me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jasharin, nga familja e tij u vranë 20 anëtarë, në mesin e tyre 10 fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *