Falconi: Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave (VIDEO)

Nga Besnik Tahiri

Advertisement

Liri, barazi, vëllazëri – këto janë tri vlerat me të cilat Franca e identifikon veten.

Por, po del se Kosova as nuk mund të vëllazërohet e barazohet me shtetin e fuqishëm, meqë për momentin nuk e gëzon lirinë e lëvizjes brenda Bashkimit Evropian.

Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online dedikuar raportit të Francës me Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova nuk e meriton liberalizimin e vizave.

“Kur flisni pĂ«r vizat nĂ« KosovĂ« unĂ« nuk dua tĂ« flas me kompetencĂ«, sepse unĂ« nuk jam ambasador i FrancĂ«s nĂ« KosovĂ«. Por dua tĂ« them sĂ« pari se, Kosova nuk po  pĂ«rkushtohet nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian dhe pika e dytĂ« Ă«shtĂ« se, ka kushte speciale pĂ«r liberalizimin e vizave qĂ« nuk janĂ« pĂ«rmbushur nga Kosova”, ka thĂ«nĂ« ambasadori.

Diplomati në këtë mënyrë iu përgjigj kritikave të ekspertit për Ballkanin, Loic Tregoures, i cili vlerësoi se në opinionin francez ka një nyjë që nuk po zgjidhet dot karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.

Parlamenti, Komisioni Evropian si dhe shumica e vendeve evropiane pajtohen për liberalizimin e vizave. Por, në Francë ekziston perceptimi se kur të ndodh kjo, mijëra njerëz nga Kosova do ta pushtojnë vendin e do t’i vjedhin vendet e punës. Natyrisht asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Por po e përsëris,  perceptimi ka rëndësi. Nëse mendoni se diçka e tillë ndodhë, atëherë ju merrni vendim për të mos ecur përpara”, sqaroi Tregoures.

Në debatin organizuar nga Qendra e Beogradit për politika të sigurisë, Falconi foli edhe për metodologjinë e prezantuar nga Franca që është qasje e re evropiane kundrejt gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ka vullnet politik që anëtarësimi të ndodhë, por se suksesi në krejt proceset euro-integruese arrihet me përmbushjen e kushteve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *